35 diplomatë turq aplikojnë për azil në Gjermani

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka njoftuar sot se 35 qytetarë turq me pasaporta diplomatike kanë aplikuar për azil pas puçit të dështuar ushtarak në Turqi në muajin korrik, i cili u përcoll nga një luftë e ashpër e Qeverisë ndaj përkrahësve të dyshuar të puçit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjermane, Johannes Dimroth, ka thënë gjatë një konferencë të rregullt lajmesh se kjo shifër përfshinë diplomatë turq, si dhe anëtarë të familjeve të tyre, transmeton Express.

Megjithatë, ai nuk ka treguar nëse të gjithë ata gjenden në Gjermani.

Në anën tjetër nuk është e qartë nëse Qeveria turke ka kërkuar ekstradimin e diplomatëve nga autoritetet gjermane. /

19367771-401_1477315788-2396948

Temat
BotëLajme

Të afërta