Zidane trondit treshen BBC

Zinedine Zidane thotë se BBC nuk janë të pazëvendësueshëm.

Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale, e njohur ndryshe si BBC – nuk janë të pazëvendësueshëm. Ky është mesazhi që trajneri Zinedine Zidane, ka dërguar në drejtim të tyre, edhe përkundër se i quajti fenomenë, përcjell Gazeta Express.

“Jemi me fat që i kemi këta fenomenë në skuadër. Jam unë ai që merr vendimet. E di se çfarë kualitetesh çdo lojtarë mund të sjellë. Më shkakton dhimbje koke përzgjedhja e formacionit startues, por është një punë që më duhet t’a bëj”.

“Ashtu si sot, kam menduar gjatë dhe fort për formacionin e së dielës. Megjithatë, BBC nuk janë të pazëvendësueshëm. Unë llogariti në gjithë lojtarët dhe duhet të bëjmë rrotacione”, deklaroi Zidane. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta