Zbardhet ngjarja, 56 vjeçari vrau me çifte bashkëshorten, plagosi rëndë kunatën

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e djeshme në Ndroq, të Tiranës.

Sipas policisë, dje rreth orës 19:30, ka ardhur një njoftim në numrin e emergjencave 112, se në lagjen Çoçaj, Ndroq, ka patur një konflikt ku për pasojë kanë mbetur të plagosura dy shtetase. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 6, të cilët kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Kasem Lila, 56 vjeç, banues në Ndroq.

Policia sqaron se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri, çifte, bashkëshorten e tij shtetasen Fize Lila, 41 vjeçe, banuese në Ndroq, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Gjithashtu ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave shtetasja Z. Lila, 56 vjeçe banuese në Ndroq, e cila ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar; një armë gjahu teke, dy gëzhoja arme gjahu dhe 20 fishek arme gjahu. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga Neni 79/c të Kodit Penal.

Temat
LajmeRajon

Të afërta