Shpërthen bombola e gazit, plagosen çifti i moshuar durrsak

Bombolat e gazit tashmë janë kthyer në një shqetësim serioz, teksa një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur si rezultat i marrjes flakë të mjetit që përdorej për gatim.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen Nr.14/1, Durrës, ku ka pasur

rrjedhje gazi dhe si rezultat ka marrë flakë bombola e gazit.

Për pasojë kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit M.GJ. 68 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.Gj. 58 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.

Temat
LajmeRajon

Të afërta