Parlamenti i Irakut e voton ligjin që ndalon shitjen, importin dhe prodhimin e alkoolit

Parlamenti i Irakut ka votuar një ligj i cili e ndalon shitjen, importin dhe prodhimin e alkoolit.

Përkrahësit e këtij ligji argumentojnë se ndalimi justifikohet me Kushtetutë të vendit, e cila ndalon çfarëdo ligji i cili e kundërshton Islamin, transmeton Express.

Por, kundërshtarët e tij thonë se ky ligj e shkel Kushtetutën e cila garanton traditat e pakicave fetare, siç është krishterimi.

Ata janë zotuar se do të ankohen ndaj këtij ligji.

Shkelësit e këtij ligji do të gjobiten me rreth 7.000 deri në 17.500 funte.

Alkooli ofrohet shumë rrallë në restorante dhe hotele në Irak, por konsumimi i tij është relativisht i gjerë, veçanërisht në Bagdad kur shumë dyqane të vogla shesin alkool.

“Ky artikull i ligjit është në kundërshtim me Kushtetutën, e cila garanton liritë e minoriteteve,” kështu ka thënë Yonadam Kanna, deputet i krishterë në Parlamentin Irakian, raporton AFP./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta