Njihuni me foshnjën që ka lindur dy herë (Foto)

Margaret Boemer shkoi për një vizitë rutinë për të monitoruar shtatzëninë e saj me fëmijën e tretë, por ajo që zbuloi do t’i ndryshonte rrjedhën e jetës së saj.

Foshnja ende e pa lindur e Boemer, u diagnostikua me “sacrococcygeal teratoma” që është një tumor që zhvillohet tek foshnjat përpara lindjes.

Sipas mjekëve ky është një tumor që prek më shumë vajzat se djemtë ndodh një herë në 35.000 lindje. Fatkeqësisht ky nuk i ishte problemi i parë që Boemer pati me shtatzëninë, fillimisht ajo kishte binjakë por njërin e humbi. Tani edhe jeta e foshnjës tjetër ishte në rrezik. Zakonisht në këto raste pritet që foshnja të lindë pastaj mjekët ndërhyjnë për të hequr tumorin.

Por rasti në fjalë ishte i komplikuar duke qenë se tumori po rritej shumë shpejt duke e lënë fetusin pa ushqimin e nevojshëm që të zhvillohej, shkruan CNN.

Kështu nëna iu nënshtrua operacionit kur ishte 23 javësh, një operacion që zgjati për 5 orë , gjatë të cilit zemra e saj për pak ndaloi. Por doktorët arritën të hapin mitrën, nxorën vajzën dhe më pas hoqën një pjesë të konsiderueshme të tumorit.

Pas përfundimit të procedurës vajza u rivendos dhe doktorët rimbyllën mitrën. “Është një mrekulli më vete se si mund të hapësh një mitër dhe më pas ta rimbyllësh sërish pa asnjë problem”, tha një nga doktorët. Kështu vajza e Boemer arriti të mbijetojë dhe të rilindë sërish mbash 9 muajsh me anë të një operacion Cezarian. “Ne thjesht donim t’i jepnim jetë- thanë prindërit, -ajo ja vlen çdo vuajtje që kaluam.

254457

254458

254455

254456

Temat
Fun

Të afërta