Moska e quan Amerikën ‘antiruse’ për refuzimin e vëzhguesve të saj në zgjedhje

Rusia akuzoi sot SHBA-në se po tregohet antiruse duke refuzuar sipas saj praninë e vëzhguesve rusë në zgjedhejt e 8 nëntorit, në një kontekst polemikash mbi një ndërhyrje të Moskës në presidencialet amerikane.

“Nuk mbetet shumë kohë para zgjedhjeve në SHBA por çështja e vëzhguesve, si shumë të tjera aktualisht në Amerikë, po trajtohet në një mënyrë të ekzagjeruar antiruse”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Riabkov për agjencinë e lajmeve “Ria Novosti”.

“Nëse për arsye politike ne jami të privuar, ne do të nxjerrim përfundimet tona”, paralajmëroi ai.

“Kolegët tanë amerikanë nuk duhet të mbështeten mbi faktin se ne do ta harrojmë këtë dhe se në të ardhmen ne nuk do të kujtohemi kur ata të kërkojnë të vëzhgojnë çfarë të duan”, shtoi ai, duke i cilësuar deklaratat amerikane të papranueshme, transmeton atsh.

Disa përgjegjës rusë kanë njoftuar se Moska është përpjekur të dërgojë vëzhgues për presidencialet amerikane të 8 nëntorit por se shumë shtete amerikane kishin refuzuar t’i akreditonin.

Temat
BotëLajme

Të afërta