Media italiane: Shqipëria, udhëtim në “Kanabistan”, aty ku droga rrit ekonominë

HETIMET/ Nga vendi i “shqiponjave” në Salento, rruga e gjatë e mallit që mban të gjallë jetën e shumë qyteteve në brigjet e Adriatikut.
Plantacione kudo dhe akuza të bollshme ndaj policisë dhe qeverisë. “Janë vetëm fjalë, do ti shkatërrojmë të gjitha e BE do të na ndihmojë”, thotë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për Il Fatto Quotidiano.it.

Nga Tiziana Colluto

“E sheh se si jemi katandisur? Duhet të presim sa të mbledhim kanabisin për të shitur ndonjë gjë”. Zonja Ana e ngre shikimin ndërsa është duke mbajtur shënime. Ajo e di se pavarësisht gjuhës ne e kemi kuptuar se çfarë po thoshte burri që sapo iku.

“Disa kohë më parë na kishte thënë që ti mbanim një pallto që do ta paguante me lekët që do mblidhte nga shitja e drogës. Menduam se po tallej me ne dhe ne ia dhamë dikujt tjetër. Por më pas në fakt u kthye me paratë. Tani është duke zgjedhur një dhomë gjumi. Na u lut që ta prisnim deri në korrjet e ardhshme.

Libri i borxheve është i mbushur plot deri në pritje të korrjes së ardhme. Kohët e fundit, ritmi i jetës dhe i ekonomisë është i lidhur me fatin e kanabisit. “Në të gjithë fshatrat këtu vërdallë prodhohet kanabis. Nuk kemi ç’të bëjmë vetëm të rrimë e të shikojmë. Kjo është ekonomia tani”, thotë Ana që pasi ka jetuar për shumë vite në Itali ka ardhur sërish në Shqipëri ku drejton një dyqan mobiliesh.

Në Vlorë, vjeshta ka filluar që të ndihet, pavarësisht tavolinave që janë jashtë në trotuarë dhe që rrinë plot.

Siç i thonë shqiptarët, Vlorë, që çdo vit ndryshon, punohet në lungomare sheshe dhe tani edhe rrugë të mira deri në qendrat e banuara. E reja vazhdon të ecë.

“Këto janë investime të privatëve. Një thes me para. Shumë prej tyre i kanë bërë falë barit. I shikon? Këtu poshtë kanë edhe depozitat ku sjellin kanabisin para se ta nisin për në Itali.

Ndërsa drejton makinën, Miri na tregon pallate të rinj bosh, 10, 15 katësh që mbijnë si kërpudha në vend të lagjeve të vjetra dhe shtëpia të ulëta me tjegulla.

Por kjo nuk është thjeshtë çështje biznesi. “Një miku im paguan universitetin e vajzës në Tiranë, një tjetër u dërgon para nipërve që kanë mbetur në Itali. Na ecën mirë sepse ajo që na mbetet e shpenzojmë për vete”, vazhdon ai duke buzëqeshur, sepse në një farë mënyrë edhe ai është një biznesmen.

Në Shqipëri një pjesë e madhe e gjendjes sociale dhe ekonomisë ishte e garantuar nga të ardhurat prej emigrantëve, kjo deri disa vite më parë, sepse tani është kanabisi që garanton ekonominë.

E pranon edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke folur për ilfattoquotidiano.it: “Lufta ndaj drogës nuk mund të jetë një luftë vetëm e policisë, por duhet që të luftohet fenomeni. Varfëri dhe papunësi shtyjnë fshatarët, shpesh në zona të varfra që të kultivojnë kanabis që të bëjnë edhe ata para në mënyrë të lehtë”.

Por bujqit ama janë të fundit dhe unaza më e dobët e zinxhirit të trafikut të kanabisit. Këtë po e tregojnë edhe hetimet e bëra nga prokuroria italiane: Truri i trafikut të drogës është në Shqipëri dhe është në gjendje që të drejtojë korridoret e drogës deri në destinacionin final, duke bërë pazare edhe me mafian e vendeve ku shkojnë.

Para për të gjithë. Nga ana tjetër edhe diçka më shumë: Akuzat për korrupsion të oficerëve të policisë së qeverisë së Edi Ramës nga debatet parlamentare kanë dalë në rrugë.

“Ky vend quhet Kolumbia e Europës”, thotë Petraqi, i cili është duke lexuar një gazetë, ndërsa flet për Sali Berishën, ish-kryeministrin që u largua tre vite më parë. /Syri.net/

screenshot-21477171454_1477172695-123620

Temat
LajmeRajon

Të afërta