Matilda Makoçi flet për ish-bashkëshortin, Edi Ramën: Ja çfarë është ai sot për mua

Aktorja Matilda Makoçi është pritur më së miri nga i gjithë publiku në rikthimin e saj, pas një largimi të gjatë nga skena shqiptare.

Ajo ka folur për mediat, ndër të tjera, edhe në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin, sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramën. Duke e quajtur shokun e rininë, Makoçi thotë se Rama është duke ndjekur ëndrrën e tij dhe asaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse ti urojë suksese.

“Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë, me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij.”-tha Makoçi.

matilda-makoci-rikthim_1477221822-5036116

Temat
Përgjithshme

Të afërta