Horoskopi për ditën e sotme, e diel 23 tetor 2016

Dashi – Jeta juaj në çift do jetë tërësisht e qetë sot dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Në çdo moment bëni atë që do ndieni dhe mos mendoni për asgjë tjetër. Beqarët nuk do duan të bëjnë ndryshime të statusit dhe do preferojnë t’i refuzojnë të gjitha ftesat qe do ju bëhen. Në planin financiar do jetë Saturni ai që do iu ndihmojë të zgjidhni çdo problem.

Demi – Tregohuni realiste sot ju të dashuruarit dhe mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri. Kjo gjë do jetë shumë e gabuar dhe mund të sjellë pasoja tek e ardhmja. Beqarët do kenë njohje të reja gjatë disa aktiviteteve profesionale dhe për dikë do ju rrahë zemra fort sapo ta takojnë. Planetët do favorizojnë financat. Gjendja ka për të qenë gjatë gjithë kohës e qëndrueshme.

Binjakët – Venusi do garantojë një dite të mbushur me çaste të lumtura. Herë pas herë do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra dhe nuk do doni të zgjoheni për asnjë arsye. Ata që janë vetëm do dashurohen me personin e duhur. Ai do ua kthejë simpatinë dhe do i bëjë të kalojnë një jetë të bukur. Edhe me financat gjerat do ecin si duhet, nuk do keni për çfarë të mërziteni.

Gaforrja – Do përjetoni ndjesi të forta sot ju të dashuruarit pas disa deklaratave të partnerit. Tashmë do ndiheni gati të hidhni edhe hapa galopantë me të. Beqaret femra do kenë më shumë sukses në dashuri, ndërkohë që meshkujve do ju duhet të tregohen më të duruar. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por gjithsesi kjo nuk do jetë arsye që ju të fiksoheni pas lojërave të fatit.

Luani – Do grindeni edhe për gjëra të kota me partnerin tuaj sot dhe nuk do ndiheni mirë për asnjë çast. Pranojeni që keni më shumë gabime nga ai sepse me kryeneçësi nuk keni për të shkuar askund. Beqaret do realizojnë disa takime interesante dhe nuk do dinë çfarë zgjedhje të bëjnë. Le të marrin kohën e duhur për t’u menduar. Perspektivat financiare janë shumë të mira.

Virgjëresha – Nëse partneri kujdeset gjithmonë që ju të ndiheni sa më mirë, këtë gjë duhet të bëni edhe ju sot. Sakrifikojeni për këtë gjë çdo çast të lirë dhe mendoni ndonjë surprizë. Beqaret do kenë takime fantastike në momentet që më pak i presin. Me shpenzimet do jeni të pamatur dhe ka rrezik që gjendja shumë shpejt të ketë tronditje. Nuk duhet menduar asnjëherë vetëm për momentin.

Peshorja – Harmoni, ngjyra, emocione dhe kënaqësi. Dita e sotme do të jetë fantastike për të dashuruarit. Të gjithë do ju kenë zili, por askush nuk do mundet dot t’iu prishë punë. Beqaret do realizojnë plot takime, por për asnjë person nuk do ndiejnë ndonjë emocion të veçantë. Të ardhurat do përmirësohen tej mase për shkak të kujdesit tuaj, por edhe falë ndihmës së familjarëve.

Akrepi – Nëse jeni në një lidhje do keni ditë më të qëndrueshme sot. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do arrini të vendosni qetësinë. Beqarët nuk do jenë realistë dhe ka rrezik të hedhin hapa të gabuar. Pasojat do i ndiejnë më vonë. Në planin financiar mirë do jetë të bëni një riorganizim të situatës sepse po i latë gjërat pas dore situata mund të përkeqësohet edhe më tepër.

Shigjetari – Ditë shumë e zakonshme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shfrytëzojeni për të folur qetësisht lidhur me disa probleme të së shkuarës. Beqarët do jenë të angazhuar me projekte të mëdha dhe nuk do kenë kohë të mendojnë për dashurinë. Në planin financiar nuk do ketë tronditje aspak dhe kjo do ju bëjë t’i kryeni pa frikë shpenzimet e nevojshme.

Bricjapi – Sot do keni dëshirë shumë të madhe të kaloni vetëm momente të bukura me partnerin dhe të përjetoni çaste romantike. Venusi do jetë në anën tuaj dhe do ju ndihmojë ta arrini këtë gjë. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri, por do takohem me disa miq të vjetër dhe do kalojnë orë fantastike me ta. Me financat bëni kujdes. Po e zbrazët llogarinë bankare do gjendeni shpesh në vështirësi.

Ujori – Jeta juaj në çift do jetë mjaftueshëm e qetë sot. Komunikimi do jetë gjithë kohës i njëjtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Beqarët nga ana tjetër nuk do ndihen ende gati të bëjnë ndryshime të statusit dhe do i refuzojnë ftesat që do iu bëhen. Po vazhduat me këtë sjellje nuk keni për ta ndryshuar kurrë statusin. Për financat duhet të përkujdeseni më tepër pasi po filluan problemet nuk do dilni dot prej tyre.

Peshqit – Sjellja e partnerit tuaj nuk do ju pëlqejë shumë gjatë kësaj dite dhe do ja vini në pah këtë gjë. Ai/ajo do ua shpjegojë arsyen dhe do mundohet të mos ju lëndojë. Beqarët duhet të tregohen sa më të logjikshëm, pasi në të kundërt mund të bëjnë gabime të pafalshme. Në planin financiar do keni probleme serioze nëse nuk merrni masa sa më shpejt. Ndihmën e familjarëve duhet ta pranoni pa u menduar.

Temat
Fun

Të afërta