Fitohen 120 mijë eurot e Lotarisë së Kosovës

Një qytetar nga Podujeva ka fituar shumën prej 122 mijë e 979 euro pasi qëlloi 7 nga 39 numrat e Lotarisë së Kosovës në xhiron e saj të 84.

Me 7 të qëlluara, qytetari që ka blerë tiketën e Lotarisë së Kosovës në qytetin e Podujevës është fituesi i çmimit të madh, njofton Lotaria e Kosovës përmes faqes së saj zyrtare, raporton Gazeta Online Insajderi.

Sipas Lotarisë së Kosovës, këtë javë fitues me 6 të qëlluara kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë fituar nga 430 euro.

Rreth një javë më parë, një emigrant nga Kosova në Belgjikë fitoi 268 milionë euro në Lotarinë Kombëtare belge.

loto_1477160605-99405

Temat
Lajme

Të afërta