Edhe Vetëvendosje kërkon zgjedhje të shpejta, e do largimin e Mustafës e Veselit nga pushteti

Deklarata e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, se vendi mund të shkojë në zgjedhje me marrëveshje mes partive, shpërfaq hipokrizinë e tij dhe ambicien e tij personale për pushtet, vlerëson Lëvizja Vetëvendosje.

“Të gjitha projektet qeveritare që po i kritikon sot ky hipokrit, i ka mbështetur me zell të madh duke iu përgjigjur me polici e dhunë kundërshtimit opozitar dhe qytetar ndaj po këtyre projekteve”, është shprehur zëdhënësi i VV’së, Frashër Krasniqi.

Ai ka thënë për zeri.info se VV ka një vit që kërkon zgjedhje, duke shtuar se kjo Qeveri, me Veselin në të, nuk ka mbështetje popullore dhe nuk ka legjitimitet.

“Kadri Veseli si hipokrit i madh, po synon që këtë pakënaqësi të qytetarëve ndaj Qeverisë ta kapitalizojë, duke kërkuar zgjedhje. Ne mendojmë që shkuarja në zgjedhje është e domosdoshme dhe urgjente pikërisht për të larguar nga pushteti hipokritët si Kadri Veseli, Isa Mustafa, e të tjerë”, ka thënë Krasniqi.

Temat
LajmeVend

Të afërta