A e dini se në çfarë moshe të re është bërë nënë Fjolla Morina? (Video)

Fjolla Morina shquhet si një prej këngëtareve më mediatike të showbizit shqiptar. Ajo është shumë e pëlqyer për këngët e saj, gjersa edhe në rrjetet sociale numëron me mijëra ndjekës.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, dhe asnjëherë nuk ka nguruar që të prononcohet para mediave për jetën e saj private. Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, ku përballë gazetares Rudina Magjistari ka rrëfyer për të rejat e saj në muzikës si dhe jetën private. Në pyetjen se në ç’moshë e kishte lindur fëmijën e parë, Fjolla u përgjigj: “Kam qenë 17 vjeçe kur kam sjellë në jetë vajzën e parë”, një moshë relativisht e re kjo për tu bërë nënë.

Ajo sot është 30 vjeçe dhe ka dy vajza, njërën 13 vjeçare dhe tjetrën 1 vjeç e gjysmë. Për më shumë mund të ndiqni intervistën e saj të plotë.

Temat
Showbiz

Të afërta