Delawie: FSK do të bëhet ushtri, aktualisht Kosova s’ka kapacitete mbrojtëse

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka folur për praninë e NATO’së në Kosovë.

Ai ka thënë se ky institucion nuk do të tërhiqet ngase mungesa e themelimi të ushtrisë ka bërë që vendi ende të mos i ketë aftësitë e duhura për vetëmbrojtje.

“…Nuk do të lëmë vakum, por do të ketë një transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Ambasadori amerikan është shprehur se transformimi i FSK’së në ushtri të Kosovës duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme.

Shefi i ambasadës amerikane ka thënë se KFOR’i është shprehje e përkushtimit të aleancës së NATO-s për Kosovën.

Sipas Delawie ky institucion duhet të respektohet si nga shqiptarët ashtu edhe nga serbët e Kosovës.

Ndërkohë që Delawie është shprehur se do të vijë dita kur KFOR-i më nuk do të jetë i nevojshëm./GazetaExpress/

Temat
LajmeVend

Të afërta