Sali Mekaj jep dorëheqje nga kryetari i Gjykatës së Apelit

Burime të Gazetës Express kanë njoftuar se Sali Mekaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Sali Mekaj ka qenë i suspenduar nga KGJK-ja që nga momenti kur kanë nisur hetimet ndaj tij.

Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, një rast ku kishte shfrytëzuar autoritetin e tij për të ndërhyrë në një proces me fajde.

Burime të Express-it bëjnë të ditur se Mekaj ka ofruar dorëheqje edhe nga posti i gjykatësit.

Temat
LajmeVend

Të afërta