Qosja lartëson Ramën: Fjalimet e tij në Beograd, leksione për serbët

​Akademik Rexhep Qosja ka folur për debatin e fundit që është krijuar si pasojë e pjesëmarrjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ku ai ka dhënë disa deklarata për Kosovën e të cilat kanë shkaktuar reagime të shumë zyrtarëve, të mediave dhe të individëve të ndryshëm në Prishtinë dhe në Tiranë.
Qosja i ka vlerësuar pozitivisht deklaratat e Ramës në Beograd për Kosovën.

Sipas tij, kryeministri Rama, me deklaratën e tij në Beograd, ia tha Serbisë dy të vërteta të mëdha: “Trepça nuk mund të nxirret prej vendit natyror, gjeografik, ku gjendet prej Kosovës dhe, e dyta, se Kosova është shtet i pavarur dhe më vete, që vendos vetë”.

“Nuk ngurroj të them se fjalimet e Edi Ramës në Beograd me nivelin e tyre janë leksione politike dhe intelektuale për klasën politike serbe. Kjo e vërtetë e nderon politikën shqiptare në përgjithësi”, ka thënë Qosja për “Epoka e re”.

Qosja ka thënë se është e drejtë natyrore dhe politike e popullit shqiptar të Shqipërisë për t’u interesuar për vëllezërit e vet në Kosovë dhe kudo qofshin.

Temat
LajmeVend

Të afërta