Prizren, arrestohet pasi e shantazhonte një grua në Facebook

Një person është arrestuar pasi një grua në Prizren kishte denoncuar në Policinë e Kosovës se dikush po ia keqpërdorte emrin e saj në Facebook duke i kërkuar kështu edhe favore.

Këtë lajm e ka konfimruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, në një intervistë për Orën e Fundit.

“Ka qenë një denoncim nga një femër, ka qenë mjaft e shqetësuar pasi një i dyshuar ka hapur llogari me emrin e saj dhe ka filluar të postojë gjëra që nuk kanë qenë të këndëshme për personin. I dyshuari është arrestuar në Prishtinë, ndaj të cilit është inicuar edhe kallzim penal”.

“Ai edhe e kishte shantazhuar këtë vajzë të re, duke i kërkuar disa favore që të lërë takim me atë vajzë dhe kështu të themi kërkonte që të plotësojë disa dëshira të veta”.

Temat
LajmeVend

Të afërta