Pogba falënderon Rooneyn

Paul Pogba ka falënderuar Rooneyn që e la atë ta ekzekutojë penalltinë.

Mesfushori francez, Paul Pogba, ka shkëlqyer në fitoren prej 4:1 të Manchester Unitedit ndaj Fenerbahces ku shënoi dy gola, përcjell Gazeta Express.

Ish mesfushori i Juventusit e realizoi golin e parë nga penalltia dhe për të bërë këtë, ai mori leje fillimisht nga kapiteni Wayne Rooney – i cili i dha përgjigje pozitive.

“Doja ta ekzekutoja këtë penallti dhe i thash atij se dua ta ekzekutoj penalltinë dhe më lejoi ta bëjë këtë”, tha fillimisht Pogba.

“Jam i lumtur që shënova atë penallti dhe duke parë që një njeri si ai, kapiteni Rooney, më la ta bëjë këtë, është me të vërtetë një respekt i jashtëzakonshëm dhe i jam shumë mirënjohës për këtë”, shtoi ia. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta