Cozman përsëri se bashku me… (Foto)

Skandali më i madh që ndonjëherë ka kapluar mediat shqiptare padyshim që ishte përleshja në mes Cozman dhe Noizyt.

E pjesë e kësaj zënke nuk ishin vetëm dyshja në fjalë aty morën pjesë edhe disa nga miqtë e tyre që rastësisht qëlluan me ta në këtë ndodhi.

Ai që e pësoi ndoshta më së shumti këtë ishte pikërisht miku i Cozman, Albert Krasniqi i cili nga kjo ngajrje mori si ‘shpërblim’ 30 ditë në qeli.

Pavarisht kësaj periudhe të vështirë për të ai përfundoi dënimin dhe tashmë po e shijon jetën në liri.

Zënka nuk duket t’i ketë prishur raportet e dikurshme mes shokëve pasi që dyshja u panë sot në njërin nga fitnesset e kryeqytetit nga ku Cozman publikoi edhe një fotografi.

Raste të tilla të skandaleve kanë edhe anët e veta pozitive pasi që shërbejnë për të njohur edhe më mirë miqësinë e pastër e të vërtetë teksa duket se në këtë aspekt rasti në fjalë ka ndikuar vetëm pozitivisht.

gym_1477048159-4171985

Temat
Showbiz

Të afërta