Bëhet e gjallë Gresa Behluli (Foto)

Këngëtarja Gresa Behluli dikur ishte shumë aktive në muzikë dhe këngët e saj pëlqeheshin jashtë mase nga publiku i saj, por viteve të fundit sikur u tret paksa duke mos u ‘dukur’ më në skenë.

Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, megjithatë përsëri nuk është shtumë aktive me postime, siç rëndom bëjnë artistët e tjerë për të qenë sa më afër publikut.

Por, së fundmi Gresa ka vendosur të rikthehet në ekran, dhe këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo përmes publikimit të një fotografije në Instagram.

Ajo do të jetë pjesë e intervistës më të shkurtër 60 sekondëshe, e cila do të transmetohet nesër në “Prive”.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se Behluli mendon të rikthehet sërish edhe në muzikë, me një projekt të ri muzikor.

#prive#intervista60sekonda Hair & make up: @studiozaci

A photo posted by Gresa Behluli (@gressabehluli) on

Temat
Showbiz

Të afërta