Anibar hap thirrjen për filma dhe shpalos datat për edicionin e tetë të festivalit (Foto)

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar hap thirrjen për filma të animuar për edicionin e tetë. Ky edicion i festivali do të mbahet me datat 14-20 Gusht 2017.

Programi i filmave të Anibarit këtë vit vjen me ndryshime. Që nga ky edicion, për herë të parë në Anibar, festivali bën thirrje edhe për filma të animuar të metrazhit të gjatë të cilat do të jenë pjesë e kategorive konkuruese për cmime.

Kjo do t’i mundësojë audiencës që të shikojnë prodhimet më të fundit nga bota e filmit të animuar të metrazhit të gjatë.

Lista e plotë e kategorive të filmave:– Ndërkombëtare,– Student,– Ballkan,– Filmat e animuar të metrazhit të gjatë,– Videoklipet e Animuara Muzikore,– Kids and Teen.

Anibar këtë vit do të ndaj gjashtë cmime në vlerë prej 3000 euro, për filmat fitues dhe nga një kurorë (trofeja e Anibar)

Data e fundit për të dërguarin filmin tuaj në Anibar është 30 Prill 2017.

Temat
Showbiz

Të afërta