Zvarritet hapja e paraleles shqipe në Shkollën e muzikës në Kumanovë

Zvarritet procesi për hapjen e paraleles shqipe në Shkollën e muzikës “Pançe Peshev” në Kumanovë. Drejtoria akoma nuk ka ndryshuar statutin e shkollës në të cilin thuhet se mësimi duhet të mbahet në gjuhën maqedonase. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që Këshilli Komunal javë më parë nuk miratoi plan-programin e Shkollës për vitin e ri shkollor, raporton Alsat-M.

Ekipi i televizionit ka tentuar të marrë qëndrim nga drejtoresha Ivana Svillar, në Shkollën “Pançe Peshev”, por atje u janë përgjigjur se drejtoresha ndodhet në udhëtim zyrtar. Ndërkohë Ministria e Arsimit mbështet kërkesën e prindërve dhe nxënësve për hapjen e paraleles shqipe.

“Pa marrë parasysh sa është interesimi, është obligim i komunës dhe kryetarit të komunës se është normë juridike ligjore por gjithashtu edhe kushtetuese t’ju mundësohet edhe nxënësve të nacionalitetit shqiptar të shkollohen, respektivisht të arsimohen në gjuhën e tyre amtare. Ne si ministri e arsimit i apelojmë pushtetit lokal që është e drejtë ligjore dhe kushtetuese, t’ua mundësojnë nxënësve shqiptar mësimin në gjuhën shqipe”, u shpreh Safet Neziri nga MASH.

Një ndër iniciuesit për hapjen e paraleles shqipe Rami Mustafi thotë se kreu i Komunës u ka garantuar, por gjithçka varet nga drejtuesit e Shkollës.

“Tani ne jemi në pritje të marrjes së iniciativë të kësaj drejtoreshe, mirëpo si po e shohim ajo bënë zvarritje të qëllimshme. Nuk e dimë se sa janë në bashkëpunim me kreun e Komunës, sepse ai gjithmonë thotë se unë jam mbrapa kësaj iniciative dhe do ju qëndroj mbrapa kërkeave tuaja dhe se është një gjë që do të ketë përfundim, mirëpo se kur do të ketë përfundim ne nuk e dimë”, tha Mustafi.

Për momentin në Shkollën e Muzikës “Pançe Peshev” mësimet i ndjekin rreth 50 nxënës shqiptarë

Temat
Rajon

Të afërta