Prokurorët e Speciales mbi 24 orë në DSK, porosisin se s’largohen pa kryer punë

Hetuesit e Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë prej më tepër se 24 orë po bëjnë përpjekjet për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) lidhur me autorët e vërtetë të përgjimeve, për çka kanë urdhër nga Gjykata kompetente.

Por hetimet po pengohen nga DSK, si dhe nga funksionarët policorë nga radhët e VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit, njërit nga të dyshuarit të partisë në pushtet për krime të ndryshme të rënda.

Nga Prokuroria Speciale thonë se nuk do të lëshojnë ambientet e DSK-së derisa të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm.

19-10-janeva-ubk_1476974239-7159057

Temat
Rajon

Të afërta