Nëse i keni parë këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kërkon nga qytetarët të cilët mund të kenë njohuri për vendqëndrimin e dy personave të dyshuar të cilët janë në kërkim për vepra të ndryshme penale kryesisht vjedhje dhe grabitje të njoftojnë policinë e Kosovës përmes telefonit 192 ose stacionin më të afërt.

Bëhet fjalë për Ambroz Pjetër Morina i lindur në vitin 1982 dhe Driton Ali Bytyqi i lindur më 1985.

Policia ka njoftuar se sipas hetimeve të gjertanishme, dyshohet se të dyshuarit i takojnë një grupi të organizuar prej katër apo më shumë personave të cilët kanë kryer shumë vjedhje të rënda gjithandej e ndër to edhe grabitjen e armatosur dhe me maska në një shtëpi në rrugën “Hoxhë Tasini” që pati ndodhur rreth mesnate të datës 06 tetor me ç’ rast nga familjarët ishin grabitur një shumë e konsiderueshme e parave dhe stolive të arta.

Policia ka arritur që dy të dyshuar nga grupi të arrestohen ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Sipas informatave që i posedon polica, të dyshuarit janë të armatosur dhe të dhunshëm.

Temat
Vend

Të afërta