Ministria e Transporteve jep me koncesion mirëmbajtjen e rrugës së Kombit, ja kompanitë

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në kuadër të transparencës, informon se Komisioni i Prokurimit Publik, ka vendosur rrëzimin e ankimimit ndaj vendimit të mëparshëm, për procedurën e dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së Rrugës Milot- Morinë.

Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, informon se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC” pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës.

rruga-e-kombit_1476975243-9749485

Temat
Vend

Të afërta