Magazina e hashashit në Krujë, jo larg zyrës së Artur Bushit (Video)

ABC News me anë të një skeme grafike tregon vendodhjen e magazinës, shumë pranë rrugës nacionale dhe jo larg zyrës së kryetarit të bashkisë së Krujës, i akuzuar nga opozita si drejtues i këtij rrjeti.

Gjithashtu skema tregon edhe largësinë e kësaj magazine me policinë e Fushë-Krujës dhe vendit të uljes së avionit në Ishëm.

Sasia e drogës prej 1300 kg hashash e sekuestruar pasditen e së martës në Derven të Krujës ndodhej në këtë magazinë të përshtatur për proçesin e tharjes së kanabisit.

ABC News ka ndërtuar me grafik, vendndodhjen e saj, që siç duket është vetëm 100 metra nga rruga kombëtare Fushë-Krujë – Thuman. Edhe pse brenda saj punonin çdo ditë mbi 30 gra, ajo nuk kishte rënë në sy të policisë lokale.

Opozita, publikisht ka akuzuar si drejtues të këtij rrjeti dhe pronar të kësaj sasie droge kryetarin e bashkisë së Krujës Artur Bushi. Zyra e të cilit ndodhet vetëm 8 km larg vendin ku është gjetur sasia e drogës.

Por edhe posta e policisë që ndodhet në Fushë-krujë ndodhet në një distancë shumë të afërt, vetëm 3.5 km larg saj dhe përsëri asnjë informacion nga policia për këtë kapanon të tharjes së hashashit.

Dyshimet janë se edhe avioni i rrëzuar në Ishëm të Durrësit si pasojë e dëmtimit të rrotës, mund të ketë ardhur për të transportuar drogën që është kultivuar në zonën e Krujës, ku nuk përjashtohet edhe rasti i Dervenit. Sipas kësaj grafike, largësia nga vendi ku u gjet sasi prej 1.3 ton drogë me pistën e përshatuar për uljen e avionëve të vegjël në Ishëm ndodhet vetëm 14 km larg.

Pavarësisht këtyre të dhënave, ligji ngarkon me përgjegjësi penal të gjithë ata kryepleq apo drejtues të njësive administrative, të cilët nuk denoncojnë kultivimin e hashashit në zonat e tyre. Ndërkohë vetë policia në disa raste selektive, ka pezulluar drejtues policie për shkak të lejimit të ngritjes së parcelave të hashashit në zonat e tyre, por që në rastin e Fushë-Krujës nuk kemi një veprim të tillë nga policia.

Për këtë sasi droge, me urdhër të prokurorisë, tashmë janë arrestuar 11 persona, të dyshuar si organizatorë, financues, kultivues, transportues, punëtorë dhe roje të kësaj magazine të përjashtuar për tharjen dhe krasitjen e hashashit.

Temat
Rajon

Të afërta