Jeta brenda Burgut të Lipjanit (Video)

Njëqind e dy të burgosur, gra e të mitur janë duke e vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Numri më i madh i tyre janë të dënuar për veprën penale të vrasjeve dhe vjedhjeve derisa janë edhe shumë vepra të tjera të ndryshmet kryera, për çka u dënuan.

Gjashtë raste të të miturve janë të dënuar për vrasje. Për kësi lloj veprash, janë të dënuar edhe femrat, si të mitura, ashtu edhe ato në moshë madhore. Por, te femrat, për çka një numër i konsiderueshëm janë të dënuara, është falsifikimi i dokumenteve dhe trafikimi me qenie njerëzore.

Drejtori i kësaj Qendre Korrektuese, Heset Loku, tregon edhe për aktivitetet të cilat i zhvillojnë të miturit dhe femrat e burgosura gjatë kohës sa e vuajnë dënimin. Ndërsa të miturit zhvillojnë edhe procesin mësimor.

Pavarësisht se një mundësi e tillë u ofrohet të miturve, gjatë qëndrimit të Kohavisionit në këtë burg, shumë nga ta kishin preferuar të qëndronin në pavijonet e tyre sesa të shkonin në mësim.

Shpenzimet për mbajtjen e dënimit nga të burgosurat femra dhe të mitur në këtë qendër për një vit, buxhetit të Kosovës i kushton rreth 1 milion euro e gjysmë, duke përfshirë këtu edhe pagat e stafit të kësaj qendre.


Jeta brenda Burgut të Lipjanit by kohanet

Temat
LajmeVend

Të afërta