Befason Obama: Nuk e di pse më është dhënë çmimi Nobel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama kishte marrë Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2009.

Por në një intervistë ai ka thënë se nuk e ka që qartë se pse ky çmim ka shkuar në duart e tij.

Obama ka thënë se është i nderuar me 30 grada të nderit, përfshirë edhe çmimin Nobel.

“Për të qenë i sinqertë, ende nuk e di pse më është dhënë mua”, ka thënë Obama.

Gjashtë vjet pasi kishte ardhë në Shtëpinë e Bardhë ai kishte aprovuar operacionet ushtarake në Irak, Afganistan, Pakistan Somalia, Jemen dhe Libi.

Kështu ai është bërë President i Paqes edhe pse ka bombarduar shtatë shtete në gjashtë vjet, shkruan, Independent, transmeton Klan Kosova.

Temat
BotëLajme

Të afërta