Vuçiq ironizon me Bashkimin Europian për çështjen e Trepçës

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka ironizuar sot me Bashkimin Europian.

Ai, duke folur për raportin e BE-së për Serbinë, ka deklaruar se “i ka marrë në njohuri” vërejtjet që anë vënë në raportin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e të Sigurisë Federica Mogherini për prioritetet e përbashkëta të Politikës së jashtme e të Sigurisë të Bashkimit Europian për vitin 2016.

Vuçiq, i pyetur, si e komenton këto vërejtje ka thënë:“E si kanë thënë ata kur unë u fola për Trepçën? Kanë thënë se janë në njohur për të! E, tani, edhe unë jam në njohuri për këto vërejtje. Edhe për lëvdata e edhe për vërejtje”, transmeton Koha.net.

Në raport, siç njofton FoNet, ndër të tjera thuhet se BE inkurajon Serbinë ta intensifikojë zbatimin reformave fushat kryesore siç janë drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirinë e shprehjes së medieve e pret normalizimin e mëtejmë me Prishtinë si dhe harmonizimin e politikë së Jashtme e të Sigurisë me BE-në.

Temat
LajmeVend

Të afërta