Valeri “vjedh” Facebook-un e Ermal Mamaqit…(Foto)

Kur Facebook filloi të kthehej në rrjetin social më “in” në vendin tonë shumë përdorues e harronin hapur atë. Kjo ‘pakujdesi” shfrytëzohej nga persona të tjerë, të cilët shkruanin statuse të ndryshme, shpesh tallëse duke bërë shaka me personin në fjalë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ermal Mamaqin, në profilin e të cilit është futur Valer Kolnikaj, i cili ka shkruar: “Ermal je gjigand padiskutim!

VALERI P.S Mos e lër profilin hapur në zyrë dhe mos më lër të të pres kaq shumë! Ahahahhaha”

Nuk e dimë nëse kjo është një mënyrë për të treguar se Valeri mund të jetë pjesë e emisionit apo është thjesht një shaka nga Kolnikaj.

Pavarësisht kësaj, Ermali mësoi se nuk duhet ta lërë kurrë Facebook-un hapur

valeri-1-1476898502-4937089

Temat
Showbiz

Të afërta