Skuadra e ligës së tretë të Kosovës sensacion në mediet e huaja (VIDEO)

Ndeshje tejet interesante u zhvillua në ligën e tretë të Kosovës në mes të Arbërisë së Dobrajës dhe Lepencit të Kaçanikut në fundjavën e kaluar në kuadër të Ligës...

Ndeshje tejet interesante u zhvillua në ligën e tretë të Kosovës në mes të Arbërisë së Dobrajës dhe Lepencit të Kaçanikut në fundjavën e kaluar në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës.

E veçanta e këtij takimi ishte festa e futbollistëve të Arbërisë pas ndeshjes të cilët u hodhën si të ‘çmendur’ në ujë.

Fusha ku u zhvillua takimi, ishte e mbushur me ujë si pasojë e reshjeve të shiut, dhe ata se patën aspak problem të bëjnë ndoshta festën më interesante viteve të fundit në futbollin kosovar.

Se kjo festë ishte speciale, e tregon edhe raportimi i ‘101greatgoals’, që e quan festë të jashtëzakonshme, duke shpërndarë festën e lojtarëve të Arbërisë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, e që kanë miliona ndjekës.

mils-1

Temat
SportVend

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com