Shkaktoi aksidentin me 4 viktima, Deliallisi ishte gjobitur 22 herë në 2 vjet

Përplasja fatale në autostradën Tiranë – Durrës më 13 Tetor, ku humbën jetën 4 persona, tre vajza dhe një djalë është rasti ku është fokusuar debati mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Nga hetimet në vendin e ngjarjes ka rezultuar se Dashnor Deliallisi udhëtonte në sens të kundërt në autostradë, gjë që çoi në aksidentin fatal.

Shefi i Trafikut, Taulant Gjoka tha se 36 – vjeçari ishte gjobitur 22 herë vetëm përgjatë dy viteve të fundit.

3 prej këtyre gjobave, sqaroi Gjoka, ishin për shpejtësi tej normave të lejuara. Ai tha gjithashtu se Deliallisi iu ishte pezulluar për një kohë të shkurtër edhe leja e drejtimit.

aksidenti-sukth_1476825059-3660799

Temat
LajmeRajon

Të afërta