Shishet e plastikes e shkaktojnë kancerin, diabetin dhe autizmin (Foto)

Shishet e plastikes përmbajnë kimikale të dëmshme për hormonet dhe mund ta shkaktojnë kancerin, diabetin, ADHD-në dhe autizmin, kanë konfirmuar shkencëtarët.

Kimikalet e dëmshme për endokrinet e pengojnë sistemin hormonal të trupit, duke ndikuar në zhvillimin e trupit dhe duke e lënë atë të hapur për një sërë sëmundjesh.

Megjithatë, kimikalet e tilla gjenden në mijëra produkte të përditshme, duke filluar nga shishet e plastikes dhe të metalit, deri te detergjentet, lodrat, kozmetikat etj.

Këto kimikale të padukshme, por tejet të rrezikshme, gjithashtu kanë qenë përgjegjëse edhe për obezitetin, problemet e pjellorisë te meshkujt etj.

Temat
Shëndet

Të afërta