SHBA’ja, skeptike për ndërprerjen e bombadimeve ruse në Alepo

Diplomacia amerikane ka shprehur skepticizmin e saj përpara njoftimit të papritur nga Moska për një ndërprerje të menjëhershëm të sulmeve ajrore ruse dhe siriane në Alepo, një veprim i studiuar për të mundësuar evakuimin e civilëve nga lagjet rebele.

“Jemi mjaft të kënaqur rreth informacioneve të marra sipas së cilave do të kemi një pakësim të akteve të dhunës”, komentoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, për CNN.

”Është ende herët për të thënë se ky akt është i vlefshëm dhe për sa kohë mund të zgjasë. E kemi parë këtë formë angazhimi dhe premtimi. Kemi qënë të pranishëm kur nuk janë përmbushur zotimet”, shtoi zyrtari amerikan i pyetur në një emision nga rrjetet më të mëdha të televizioneve amerikane.

“Po e ndjekim me shumë vëmendje, ky është një njoftim i mirëpritur por duhet parë nëse do të bëhet realitet”, theksoi Kirby, transmeton atsh.

Zëdhënësi reagoi pas njoftimit të bërë nga ana e Moskës për një ndërprerje të menjëhershme të sulmeve ajrore ruse dhe siriane mbi hapësirën e Alepos, si një gjest i “vullnetit të mirë” për të mundësuar evakuimin e civilëve nga lagjet rebele në pjesën lindore të qytetit.

Temat
BotëLajme

Të afërta