Samsung ofron ndërrimin e Note 7 në aeroporte

Ata që nuk e kanë ndërruar ende telefonin e tyre Galaxy Note 7, që Samsung e ka tërhequr nga tregu, për shkak se bateria merr flakë, tashmë mund ta bëjë edhe në aeroport.

Pajisja për çështje sigurie nuk lejohet në fluturim nga disa kompani ajrore, dhe për këtë, ai që dëshiron të rimbursohet mund ta ndërrojë pajisjen me një tjetër telefon nga Samsung, para se të hipë në avion.

Sipas Cnet, kjo iniciativë ka nisur në Korenë e Jugut nga Samsung dhe është përhapur në pjesën më të madhe të aeroporteve australiane, dhe gradualisht në të gjithë botën, transmeton tch.

Ndërkaq, sipas një analisti të KGI, për shkak të këtij incidenti tregtar kompania koreane i ‘dhuroi’ rivalit Apple 5-7 milionë klientë. Të paktën ka vlerësohet numri i personave që kanë kthyer Note 7 dhe kanë marrë një iPhone 7Plus, modeli më i madh i Apple. Por sipas analistëve dhe një tjetër kompani që do të përfitojë nga kjo, është kinezja Huawei.

Temat
Teknologji

Të afërta