Qeveria e vendosur që demarkacioni të mos mbetet për vitin tjetër

Nuk ka ende përafrim të qëndrimeve ndërmjet pozitës dhe opozitës për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Faton Abdullahu, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka paralajmëruar se Qeveria...

Nuk ka ende përafrim të qëndrimeve ndërmjet pozitës dhe opozitës për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Faton Abdullahu, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka paralajmëruar se Qeveria së shpejti do ta riprocedojë për ratifikim në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se kabineti qeveritar do t’i respektojë afatet kohore në mënyrë që demarkacioni mos të mbetet për vitin e ardhshëm, por të zgjidhet këtë vit.

Gjithashtu, Abdullahu thotë se mbetet e hapur ftesa e kryeministrit për takim me liderët e opozitës.

Kurse përfaqësuesit e opozitës e kanë vlerësuar të kotë çdo përpjekje të Qeverisë për ta riproceduar demarkacionin në Kuvend.

Sipas tyre, kjo marrëveshje ka vdekur më 1 shtator në mungesë votash.

Temat
LajmeVend

Të afërta