A po e tradhëton Ghettogeasy, Agonin (Foto)

Dikur Getoar Selimi dhe Agon Amiga, ishin dyshe e pandashme në skenën muzikore.

Çdo këngë e grupit Tingulli 3nt u shndrrua në hit të padiskutueshëm e ofertat për bashkëpunime me ta ishin të shumta.

Por jo vetëm që nuk po sjellin më duete me emra të tjerë, por Geti e Agoni më nuk po publikojnë këngë as së bashku.

Për të fundit herë emrin e Tingulli 3nt e pamë në klipin ‘Jasha’ të lançuar në verën e vitit 2014.

Nuk dihet akoma pse kjo zgjedhje e grupit për këtë shkëputje dy vjeçare. I dëmtuar duket të jetë AgonAmiga, i cili për dallim nga reperët e tjerë të labelit Babastars ka publikuar më pak projekte.

Ndërsa, në anën tjetër nuk mungojnë projektet e Getoarit, ku në shumicën e rasteve janë duete.

Nuk mund të lihet anash një tjetër fakt. Nëse dikur në skenë i shihnim bashkë Getin e Agonin, këto dy vite të fundit bashkë me Ghettogeasyn në binë po ngjitet Majki.

geti-majk-650x356-logo

Ajo që i ka bashkuar më shumë këta dy artistë janë dy bashkëpunimet që ishin hite të padiskutueshme.

Temat
Showbiz

Të afërta