Pezullohen nga puna zyrtarë të lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ministria e Drejtësisë sot ka pezulluar nga puna disa zyrtarë të lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas burimeve në këtë ministri, janë pezulluar Shemsi Hajrizi, zëvendës drejtor i përgjithshëm i administratës në shërbimin korrektues, Ismail Dibrani, drejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe zyrtarë të tjerë nga ky shërbim.

Dy zyrtarët e lartë, Hajrizi dhe Dibrani janë pezulluar nga Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, kurse zyrtarët tjerë nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Siç mësohet, pezullimet janë bërë pasi që ndaj zyrtarëve të lartëpërmendur është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kundërshtim me nenin 422 par 1 dhe 2.1,2.2,2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndër të akuzuarit është Bashkim Dervisholli, zyrtar korrektues, i cili akuzohet se ka dhënë ndihmë për lirimin e kundërligjshëm të personave të privuar nga liria. Dervisholli ka punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. /

Temat
LajmeVend

Të afërta