Oda Ekonomike e Maqedonisë prezanton stilolapsin digjital “EncryptiDATA”

Oda Ekonomike e Maqedonisë nesër do ta prezantojë stilolapsin inovativ digjital “EncrypriDATA” i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë e transformon atë që është shkruar në letër, në formë elektronike, të përshtatshme për shfrytëzim të mëtejmë në kompjuter.

Stilolapsi i njeh të gjithë gjuhët dhe dorëshkrimet, për ç’arsye mundet çdokush ta përdorë, ndërkaq teksti, i transformuar nga i shkruar në letër në formë elektronike, menjëherë është i përshtatshëm për përpunim, ripërpunim, ruajtje apo dërgim përmes USB.

“Stilolapsi inovativ digjital është prodhim i kompanisë angleze ‘Onorach’, i dizajnuar për kërkesat e larta të rregulluara të GMP-së. Paraqet formë të sigurtë elektronike për futje të të dhënave me çka shfrytëzuesit mund t’i shkruajnë të dhënat dhe në e-formë menjëherë t’i dërgojnë në të gjitha gjuhët dhe dorëshkrimet e mundshme on-llajn, përmes tabletit, blu-tuth-it apo pajisjes tjetër mobile me vi-fi. ‘EncryptiDATA’ është posaçërisht i përshtatshëm për kompanitpë, të cilat, në vend që me dorë t’i shkruajnë dhe plotësojnë dokumentet dhe formularët, do të mund menjëherë t’i fusin në kompjuter, saktë dhe pa gabim,pa i futur dikush, plotësisht”, thonë nga Oda.

“EncryptiDATA” tashmë masovikisht shfrytëzohet nga kompanitë dhe institucionet në botë.

Temat
Rajon

Të afërta