Mezi u shkurorëzuan Richard Gere dhe Carey Lowell (Foto)

Richard Gere dhe Carey Lowell kanë finalizuar shkurorëzimin pas një procesi gjyqësor katërvjeçar rreth 120 milionë dollarëve.

Sipas mediave, aktori 67-vjeçar dhe bashkëshortja 55-vjeçare kanë arritur një marrëveshje rreth pasurisë së përbashkët prej 120 milionë dollarësh.

Aktorja kishte paraqitur kërkesën për shkurorëzim në vitin 2012, pas dhjetë vjet martese.

Rreth kujdestarisë së të djalit të tyre 16-vjeçar, Homerit u arrit marrëveshja shpejt, por jo edhe kur bëhet fjalë për paranë,

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike, por raportohet se Lowellit do ti takojnë 33 milionë dollarë, e cila është pothuajse dy herë më e ulët se shuma e kërkuar.

Kujtojmë se Gere ka qenë i martuar me supermodele Cindy Crawford (1991 deri 1995). Aktualisht është në lidhje me 33-vjeçaren Alejandro Silva.

Temat
Showbiz

Të afërta