Ja si i torturonte CIA të burgosurit

Në një raport të publikuar ditën e hënë, dy ish-punonjës të CIA-s kanë përshkruar disa torturat e paraportuara më parë ndaj të burgosurve në disa nga burgjet e SHBA-së. Ata kanë hedhur dritë mbi disa informacione të cilat qeveria i ka mbajtur prej vitesh të fshehura.

Ridha al-Najjar, 51 vjeç, dhe Lotfi al-Arabi El Gherissi, 52 vjeç, kanë raportuar mbi të gjitha tmerret që kanë hequr ndërkohë që u bëhej lavash truri për të folur.

Ata kanë treguar se përdorej një karrige e përbërë nga hekuri që kishte disa vrima të çara nëpërmjet të cilave kalonin kabllo ku u lidheshin gishtërinjtë dhe një helmetë. Nëse nuk jepnin informacionin e kërkuar, karrigia lidhej me elektricitetin dhe shkaktonte dëme në trupin e personit.

Gjithashtu ata kanë raportuar edhe mbi disa taktika me ujë, si zhytje e kokës për shumë sekonda, ku të burgosurit gati mbyteshin.

Ata vendoseshin në dhomat e tmerrit në Afganistan dhe nuk i lejonin të burgosurit të kishin sensin e kohës; i izolonin në errësirë të plotë me shumë pak ushqim, me një temperaturë të ulët dhe muzikë shumë të lartë për 24 orë.

Këta ish-të burgosur janë liruar në vitin 2015, por janë ende duke vuajtur nga trauma dhe janë ende duke iu ushtruar trajtimeve mjekësore për të riparuar shumë organe të brendshme, si dhe veshët pasi i kanë në gjendje shumë të keqe.

Fakti që shteti amerikan ka qenë fajtor për këto tortura dhe nuk i ndihmon as në trajtimet mjekësore pasi ata janë liruar nga burgu është një arsye më shumë se pse qeveria duhet të mendojë ta heqë një herë e përgjithmonë metodën e tmerrshme të presionit me teknikat e torturës.

Temat
BotëLajme

Të afërta