Isufi: Deklarata e përbashkët e partive politike pritet të jetë për vizat

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se në komisionin për politikë të jashtme të Kuvendit të Kosovës është biseduar për një deklaratë të përbashkët të vizave, ndërsa për demarkacionin, ai ka përsëritur qëndrimin se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë.

“Në komisionin për politikë të jashtme është biseduar për një deklaratë të përbashkët sa i përket vizave. Sa i përket demarkacionit, kemi theksuar se liberalizimi i vizave është presion mbi partitë politike pasi më parë nuk ka qenë kusht, por çështja e vizave ka ardhur pas kundërshtimit të demarkacionit”, ka thënë Isufi.

“Ne kemi thënë edhe më herët që jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë. Por që nuk do të thotë se pajtohemi sa i përket disa defekteve që i ka krijuar Qeveria siç është, demarkacioni, sepse humben 8 mijë hektarë. Po ashtu edhe me Asociacionin e komunave me shumicë serbe sepse e dëmton Kosovën. Kjo marrëveshje është shkelur në 23 nene”, ka thënë veç të tjerash nënkryetari i AAK-së.

“Pikërisht është angazhimi i komisionit edhe nga partitë politike që janë pajtuar të marrin pjesë në të gjitha bisedat që çojnë kah liberalizimi i vizave. Kemi të bëjmë me një angazhim parimor, sa i përket demarkacionit ne nuk tërhiqemi nga ky pozicion që kemi. Pikërisht tërheqja e ligjit nga votimi në Kuvend e tregon pozicionin e Qeverisë, ose në fund të fundit le ta çojnë në Kuvend dhe deputetët le të vendosin. Kjo mënyrë e zhegitjes po e pengon zhvillimin e Kosovës”.

Temat
LajmeVend

Të afërta