Hëngri specin më djegës në botë, ja çfarë i ndodhi

Një burrë 47 vjeçar ka djegur një vrimë në fytin e tij pasi ka tentuar ta hajë specin më djegës në botë.

Amerikani ka ngrënë një hamburger i cili përmbante edhe specin i cili rritet në Indi dhe njihet si ‘speci fantazmë’.

Brenda pak sekondash, 47 vjeçari filloi të vjellurat – të cilat ishin të vazhdueshme dhe të vrazhda deri sa grisi një vrimë në ezofagun e tij, transmeton lajmi.net

Ai përfundimisht u operua dhe sipas mjekëve 2 javë derisa u shërua, frymëmarrjen e ka kryer nepërmjet një tubi. 47 vjeçari ka kaluar 9 ditë në spital dhe ushqimin gjithashtu e ka marrë nepërmjet një tubi.

Ky rast sigurisht ua bën me dije që edhe pse preferohet të hahen ushqime të djegësta, nuk duhet të tejkaloni kufijtë sepse mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Temat
Fun

Të afërta