Guardiola zbulon planin me të cilin dëshiron ta mposht Barcelonën

Pep Guardiola në konferencë për shtyp ka zbuluar se cili është plani i tij për të mposhtur Barcelonën. Sot në ‘Camp Nou’ duke filluar nga ora 20:45, Manchester City...

Pep Guardiola në konferencë për shtyp ka zbuluar se cili është plani i tij për të mposhtur Barcelonën.

Sot në ‘Camp Nou’ duke filluar nga ora 20:45, Manchester City zhvillon ndeshjen me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Guardiola që e njeh më së miri Barcelonën, të cilën skuadër edhe e ka drejtuar, ka thënë se e vetmja mënyrë për të dobësuar skuadrën e Enriques, është pasja e topit në kontroll.

“E dimë që na pret ndeshje e vështirë por plani ynë është që ta kemi në posedim topin. Ata nuk mund të bëjnë asgjë nëse nuk e kanë topin. Të ndryshojmë mënyrën e së luajturit nuk kemi kohë. Është e pamundur ajo dhe lojtarët nuk do të besonin tek unë”, ka deklaruar Guardiola.

Pep-Guardiola-City-Badge

Temat
BotëSport

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com