Ekspozohet për herë të parë kostumi i Nënë Terezës

Kostumi përbëhet nga këmisha, copë e mëndafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qëndisur nga mjeshtra qendistarë të këtij qyteti, shalli dhe dimitet. Bashkia e Tiranës në...

Kostumi përbëhet nga këmisha, copë e mëndafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qëndisur nga mjeshtra qendistarë të këtij qyteti, shalli dhe dimitet.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal 2 Tiranë hapin të mërkurën në orën 11:00 në Muzeun Historik Kombetar ekspozitën “Trashegimi kulturore nga vendi i Nënë Terezës”.

Në këtë ekspozitë, e para e këtyre përmasave në Tiranë, do të ekspozohet për herë të parë për publikun, kostumi popullor i Shenjtores Shqiptare.

Bëhet fjalë për një kostum me motive karakteristike të qytetit të Prizrenit (vendi i origjinës së nënës së Nënë Terezës), që ajo e mbante në moshën 16-17 vjeçare.

Kostumi përbëhet nga këmisha, copë e mëndafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qëndisur nga mjeshtra qendistarë të këtij qyteti, shalli dhe dimitet.

Për më shumë rreth historisë së këtij kostumi, i cili ruhet në Fondet Etnografike të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit do të flasë kuratorja e kësaj ekspozite, Prof. Dr. Afërdita Onuzi.

Pjesë tjetër e ekspozitës janë 54 objekte të tjera, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore nga dy qendrat më të zhvilluara politike-ekonomike-tregtare dhe kulturore shqiptare të shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, respektivisht Shkodrës (vendlindja e babait të Nënë Terezës) dhe Prizrenit (vendlindja e nënës së Nënë Terezës).

Njëkohësisht nëpërmjet objekteve që do të ekspozohen, do të paraqiten aftësitë teknike-artistike të mjeshtrive tradicionale qytetare të zhvilluara në këto qendra. Midis tyre spikatin: Stoli grash dhe burrash prej ari dhe argjendi; armë; pjesë veshjesh dhe veshje të plota; pëlhura të mëndafshta për pajisjen e banesës dhe veshjeve të ndryshme; qëndisje të realizuara nga gra qytetare si çarçafë, këllëf jastakësh, këmisha etj. Objekte kryesisht të përdorura nga popullsia e besimit të krishterë.

Temat
Art

Të afërta

  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....
  • VIDEO/ Publikohet trajlleri i filmit ‘Half Magic’

    Krijuesit e filmit “Half Magic” debutuan trajllerin e këtij projekti. Ky film që ka të bëjë me luftën kundër seksizmit dhe burrave të këqij, dëshmon se duhet të shikohet...