E pabesueshme çfarë kishte thënë Trumpi në vitin 2006 për ish-sekretaren amerikane të Shtetit

Kushdo që e përcjell fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara është i vetëdijshëm se gjuha prej një zotërie të ndershëm, nuk është një shprehje që dikush do ta lidhte me kandidatin republikan për president, Doland Trump.

Pothuajse gjatë gjithë kohës në dy javët e fundit, 70-vjeçari ka tentuar t’i mohojë akuzat për sulme seksuale, si dhe polemikën e shkaktuar nga një kasetë e vitit 2005, në të cilën ai dëgjohet duke u lavdëruar për sulm seksual ndaj grave, transmeton Express.

Tash, Trump është në qendër të më shumë polemikave, pas shfaqjes së një raporti nga viti 2006, në të cilin ai e quan “bushtër” ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice.

“Condoleezza Rice është një grua e dashur, por mendoj se është bushtër,” kishte thënë Trump para një audience në Nju Jork, sipas një raporti të asaj kohë të “New York Dialy News”, i cili është zbuluar naga “Deadspin”./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta