Arrin Huawei Honor 6X (Video)

Huawei ka prezantuar serinë e re të telefonëve Honor 6X.

Honor 6X ka ekran 5.5-inç, procesor Kirin 655 SoC octa-core (4 x 2.1GHz + 4 x 1.7GHz), dhe me mundësi zgjedhjeje prej 3 ose 4GB RAM në telefonin me 32GB hapësirë të brendshme, dhe 4GB RAM në telefonin me 64GB hapësirë të brendshme.

Po ashtu ekziston edhe mundësia e zgjerimit përmes microSD kartelave.

Telefoni ka kamerë me sistem të dyfishtë me 12-megapikselë në kamerën kryesore. Kamera e përparme është 8MP.

Honor 6X po ashtu ka sensor të gishtërinjve dhe bateri 3340mAh.

Ai do të jetë në dispozicion në ngjyrë të artë, argjendtë, hirtë, të kaltër dhe artë-rozë.

Çmimi i tij është nga 148 dollarë deri në 240 dollarë për modelin më të madh. Telefoni del në shitje më 25 tetor.

Temat
Teknologji

Të afërta