Arrestohen tre kosovarë në Shtutgart, bënin kërdi me vjedhje

Tre kosovarë janë në mesin e një grupi të përshkruar si të tmerrshëm të hajnave në rajonin e Stuttgarit.

Në total 9 persona janë arrestuar, e të cilët kanë vjedhur çkado që u ka dalë përpara dhe sipas aktakuzës ata dyshohen për vjedhje në 43 vende, në tërë rajonin.

Ndër më aktivët e grupit janë kosovarët Kushtrim S. 28-vjeçar, Leotrim Z, 22-vjeçar dhe Florim H, 21 vjeçar. Aktakuza që rëndon mbi ta, përfshin vjedhje të arit, bizhuterisë, duhanit, biçikletave dhe çkado që kanë u ka dalë përpara, një dëm i shkaktuar prej 75 mijë eurosh, raporton KTV.

Policia u ka rënë në gjurmë, duke përgjuar telefonin e kosovarit tjetër Dardan V, 27-vjeçari nga Kosova, i cili ka pasur punë me drejtësinë gjermane edhe më parë, për vepra penale të tjera. Ai e ka zbuluar veten duke folur në telefon, e më pas edhe shokët. Florim H, Kushtrim S dhe Leotrim Z, tani janë zënë dhe janë në burgun e Stuttgartit.

Kushtrimi përballet me akuzën e gjatë për vjedhje të rëndë, derisa Leotrimi akuzohet se ka vjedhë shufra të çmuara prej ari.

Temat
LajmeVend

Të afërta