Aktakuza ndaj zyrtarëve të ShKK-së, shkak arratisja e Sami Lushtakut!

Sot në media ka qarkulluar një informacion se Ministria e Drejtësisë ka pezulluar nga puna disa zyrtarë të lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas mediave nga puna janë pezulluar Shemsi Hajrizi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i administratës në Shërbimin Korrektues, Ismail Dibrani, drejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe zyrtarë të tjerë nga ky shërbim.

Ndërkohë, Indeksonline, duke u thirrur në burime, shkruan se brenda Ministrisë së Drejtësisë kanë pohuar se është ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Aktakuza është ngritur për rastin e arratisjes së kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në vitin 2015 nga QKUK.

Temat
LajmeVend

Të afërta