10 milionë për Ronela Hajatin dhe Young Zerkën (Foto) (Video)

Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë mjaft të përfolur në media, kjo për arsye se ka kohë që aludohet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Megjithatë dyshja në fjalë nuk ka reaguar fare ndaj thashethmeve, madje gjatë verës ata publikuan edhe bashkëpunimin “Syni Jemi”, i cili është pëlqyer shumë nga publiku.

Kënga ka qenë një hit gjatë verës, dhe këtë sukses po e dëshmojnë edhe klikimet në YouTube, të cilat janë plot 10 milionë.

Ronela ka qenë shumë aktive në skenë këtë vit, gjersa i është futur sërish punës për të sjellë projektin e ri “Mala Gata 2”, i cili pritet të publikohet në muajt e ardhshëm.

Temat
Showbiz

Të afërta